Janë publikuar imazhet e para nga vendi ku u qëllua për vdekje anëtari i Migos, rep artisti Takeoff, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra në mëngjesin e kësaj të marte në Houston.
Në videomaterialet e publikuara nga TMZ. dëgjohet rep artisti Quavo duke biseduar me gjasë me operatorët emergjentë dhe duke i pyetur ata se çfarë mund të bënte një grua që ishte në vendngjarje, njëherësh infermiere për ta ndihmuar viktimën.
Para se të ndodhte vrasja, Takeoff dhe Quavo ishin duke luajtur kur filloi zënka dhe në një moment dikush ka qëlluar në drejtim të rep artistit tashmë të ndjerë.
Policia ka njoftuar se edhe dy persona të tjerë janë qëlluar me armë dhe janë dërguar në spital me automjete private.