fbpx

Behgjet Pacolli analizon skualifikimin e Ronela Hajatit nga Eurovizion: E gjen ‘fajtorin’

nga Revista Kosovarja

Deputeti i AKR’së Behgjet Pacolli, ka bërë një analizë ‘’të thuktë’’ rreth performancës së Ronela Hajatit dhe skualifikimit të saj nga Euroviziont

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, i ra në mend pas gati një ditë të bëjë një koment rreth dështimit të Shqipërisë në këtë garë.

Sipas tij, në debatet që po mbahen në Zvicër rreth kësaj gare, tregojnë se vlerësohet muzika teksti më shumë se performanca.

Kështu ai tha se të gjithë janë duke qeshur me performancën e saj banale e vulgare, duke thënë se ajo u skualifikua për këtë arsye.

‘’ Ronela Hajati nuk u kualifikua në finalen e madhe të Song Contest të Eurovizionit 2022 për shkak të veshjes me të cilën hyri në garë. Mbrëm, por edhe sonte në debate të ndryshme, ketu ne Itali, France e Zvicër vlerësojnë shumë muzikën, tekstin dhe performancën e Ronelës dhe u vjen keq për skualifikimin e sajë por, thuajse të gjithë tallën e qeshin me mënyrën banale e vullgare se si ajo ishte veshur. Ata thonë se ajo u skualifikua për këtë arsye.’’

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]