fbpx

Behgjet Pacolli arrin në Kuvend, ka një thirrje për deputetët

nga Revista Kosovarja

Sot për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës do të tentohet të zgjidhet presidenti i Kosovës.

Tashmë, në Kuvendin e Kosovës ka arritur deputeti i listës së LDK-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka kërkuar nga gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të jenë të përgjegjshëm.

“Shpresoj që deputetët të jenë të përgjegjshëm të krijohen institucionet e Kosovës, të zgjidhet presidenti, të fillojë punën Qeveria e presidenca, sepse tani Kosova ka më së shumti nevojë”, ka thënë Pacolli.

I pyetur se a e ka votuar Vjosa Osmanin, për presidente Pacolli është përgjigjur se ka votuar por se kë vota është sekrete.Kujtojmë se përveç Vjosa Osmanit kandidat për president është edhe Nasuf Bejta.

Pacolli është deklaruar kundër shkuarjes në zgjedhje të reja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]