fbpx

Behgjet Pacolli edhe këtë vit dhuron iftare për familjet në nevojë, ka një porosi në prag të iftarit

nga Revista Kosovarja

 

Ish presidenti Behgjet Pacolli, edhe këtë vit me fondacionin e tij ka dhuruara iftare për shumë familje.

Ai në një postim shkruan: “Të nderuar miq,
Kur jemi në pritje të iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, me shumë gëzim, ju njoftojë se Fondacioni Behgjet Pacolli do të vazhdojë traditën e tij dhe do të ofrojë iftare për një muaj të plotë, në përkrahje të besimtarëve në këtë muaj të shenjtë.
Iftaret do të organizohen në Salla e Sportit të Diamond Tennis në Hajvali.
Për rezervime, ju lutem kontaktoni çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit në numrin e telefonit +383 488 885 29, nga ora 12:00 deri në 16:00.
Me kënaqësi, ju uroj këtë muaj të agjerimit, duke uruar paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët muslimanë.”

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]