fbpx

Behgjet Pacolli nga ish- President i Kosovës mezi deputet i LDK-së !

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka arritur që zyrtarisht të bëhet deputet i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga këshilltari iu tij, Naim Murseli.

Këta janë 15 deputetët e LDK-së në Kuvend

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që Pacolli është njëri ndër më të votuarit në listën e LDK-së.

“Me një rritje të votave nga zgjedhjet e fundit, dhe nga kandidatët më të votuar të listës së LDK-së, Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së”, ka shkruar ai.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, AKR-ja dhe LDK-ja kanë garuar në koalicion.

Ato nuk patën rezultat aq të mirë zgjedhor duke dal të tretit në këto zgjedhje.

Në Kuvendin e Kosovës ata kanë arritur që të marrin vetëm 15 ulëse.

 

https://www.facebook.com/murseli16/posts/535834264200513

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]