fbpx

Bëhuni gati për verën, kjo pije ju mundëson humbje peshe dhe ka vetëm tre përbërës

nga Revista Kosovarja

Nëse keni disa kilogramë më tepër që ju shqetësojnë vërtet dhe dëshironi t’i hiqni qafe shpejt, mos përdorni produkte të shtrenjta sepse asnjë pilulë nuk mund të djegë dhjamin. Mënyra e vetme për të humbur peshë është deficiti i kalorive, pra një dietë e ekuilibruar dhe aktivitet fizik.

Mund të përdorni metoda natyrale që janë mjaft efektive. Ju duhen tre përbërës: xhenxhefil, kanellë dhe karafil. Xhenxhefili rregullon tretjen dhe ndihmon në eliminimin e yndyrës. Kanella ul glukozën në gjak dhe përmban fibra që janë të rëndësishme për tretje të mirë.

Karafili njihet për vetitë e tij anti-inflamatore, rregullon nivelin e sheqerit, rregullon punën e sistemit të zorrëve dhe përshpejton metabolizmin.

Përbërësit:

30 gr karafil
30 gr xhenxhefil të bluar
30 gr karafil

Përziejini përbërësit dhe vendosini në një kavanoz me kapak. Merrni 1 lugë gjelle çdo mëngjes dhe përzieni me 2 dl ujë të nxehtë. Kjo pije pihet gjysmë ore para vaktit. Nuk rekomandohet pirja e kësaj pije për më shumë se 3 javë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]