Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bekim Haxhiu ndan 11 bursa për studentët e Skenderajt

nga Revista Kosovarja

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka shprehur dëshirën që t’i shpërndaj 11 bursa për 11 studentë nga Skënderaj, në vlerë prej 300 euro për student, ku vlera totale e bursave është 3330 euro.Këtë e ka bërë të ditur i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Mbi artikull

Ai ka thënë se përzgjedhja e studentëve përfitues të bursave edhe nga donatorët do të bëhet nga Komuna dhe sipas kritereve të përcaktuara me thirrjen publike.

Statusi i plotë i tij:
Pas shpalljes së thirrjes për ndarjen e bursave për studentë, nga buxheti i komunës së Skenderajt, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka shprehur dëshirën që t’i shpërndaj 11 bursa për 11 studentë, në vlerë prej 300 euro.Në emrin tim dhe të studentëve falënderoj deputetin Haxhiu për përkrahjen dhënë studentëve të komunës sonë.

Përzgjedhja e studentëve përfitues të bursave edhe nga donatorët do të bëhet nga Komuna dhe sipas kritereve të përcaktuara me thirrjen publike.Mirëpresim dhe vlerësojmë lart kontributin dhe humanitetin e secilit donator!Bashkë për rininë tonë, për arsimim cilësor të tyre!

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]