Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bekim Haxhiu sot feston dy ditëlindje

nga Revista Kosovarja

Ai është një nga figurat e njohura e të zëshme të “PDK”-së, por edhe Kuvendit të Kosovës.

Mbi artikull

I sukseshëm dhe mjaftë aktiv në politikë, Bekim Haxhiu i njohur si “Kamishi”, sot feston dy ditëlindje, atë personale dhe të partistë, pjesë e së ciles është që nga themelimi i saj, shkruan “Kosovarja”.

“Ne nuk jemi perfekt, kemi edhe gabime, mirëpo ju garantoj se jemi më të mirë dhe me të sinqertë se të gjitha partitë tjera në Kosovë. PDK me vizionin dhe reformimin e saj është shpresa e vetme për një Kosovë të zhvilluar, të përgatitur për tu bërë pjesë e familjes evropiane.Kjo është e mundur me mbështetjen e rinisë dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Moneytizer Paragrafi 4

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës sot shënon 21 vjetorin e themelimit.

PDK-ja është parti e vlerave kombëtare, intelektuale, demokratike e humane.

Parti e cila që nga themelimi punoi për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Duke qenë partia me e fortë dhe konkuruese, shumëherë të tjerët u bashkuan pothuajse të gjitha partitë për ta mundur, jo me projekte, platëformë apo vizion, por me akuza, shpifje e vija të kuqe, të cilat tashmë i kanë shkelur të gjitha. Narracionin që ndëtuan anti-PDK ishte i gabuar, ngase me projekte dhe vizion asnjë parti nuk mund ta konkurojë PDK-në.

PDK konkuroi për të qenë në pushtet me projekte zhvilluese, jo duke u viktimizu e shkatërru Kosovën tonë të brishtë për ndërtimin e së cilës ndihmuan edhe shtetet mike.
Ne nuk jemi perfekt, kemi edhe gabime, mirëpo ju garantoj se jemi më të mirë dhe me të sinqertë se të gjitha partitë tjera në Kosovë.

PDK me vizionin dhe reformimin e saj është shpresa e vetme për një Kosovë të zhvilluar, të përgatitur për tu bërë pjesë e familjes evropiane.Kjo është e mundur me mbështetjen e rinisë dhe qytetarëve të saj.
Gëzuar Dita e themelimit të PDK-së!.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]