Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zemaj tregon se pse është kaq shumë kundër lejimit të dasmave

nga Revista Kosovarja

I pari i Shëndetësisë në vend, Armend Zemaj ka dalë ashpër kundër lejimit të dasmave – kjo pasi që sipas tij ato mund të bëhen burim i infeksionit të COVID-19.

Zemaj nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se mbajtja e dasmave do ta lëndonte rëndë disiplinën dhe rekomandimet që janë në fuqi për luftën kundër COVID-19.

Mes tjerash Zemaj thotë se dasmat mund të jenë burim infeksione, dhe se sipas tij kjo nuk mund të lejohet – po ashtu tregon se tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa ndaj pronarëve të restoranteve.

Shkrimi i plotë i Zemajt në Facebook:

Moneytizer Paragrafi 4

Rikthimi i tubimeve të qytetarëve, edhe të dasmave tradicionale, lëndon rëndë disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.

Dasmat, mund të bëhen burim i infeksionit dhe kjo është e palejueshme. Tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ndërsa, në lagjen Arbëria në Prishtinë, është mbyllur një lokal nate dhe po ashtu janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të këtij lokali.

Prioritet yni mbetet shëndeti i qytetarëve, për këtë kemi sjell rregullore të cilat e mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

Kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja.

Dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund të jetë burim i virusit Covid 19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit.

Ligji është shumë i qartë, duhet vetëm të zbatohet!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]