Nga rripi Hermes, në kostum të thjeshtë kështu u paraqit sot Belinda Balluku në zgjedhjet që po zhvillohen në Shqipëri.
Pak minuta më parë ka votuar edhe zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila është shfaqur me një kostum në ngjyrë të kuqe dhe një këmishë sateni në ngjyrë blu, duke simbolizuar të dy krahët politikë në vend. Me këtë zgjedhje, ajo duket se ka lënë pas garën, duke dërguar mesazhin se sot vetëm populli vendos.
Balluku kishte veshur edhe një palë atlete të bardha, duke e bërë më të lehtë lëvizjen, pasi pritet të jetë e angazhuar gjatë gjithë ditës.
Kujtojmë se në hapje të fushatës, ajo ishte shfaqur me një rrip Hermès “Kelly 18” me çmim prej 1,200 dollarësh, gjë që shkaktoi reagime të shumta në publik.