Bella Hadid ka befasuar fansat me një transformim të guximshëm në nisje të Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë. Supermodelja 28-vjeçare u shfaq në Hotel Martinez me flokët biondë, duke lënë pas ngjyrën e saj të zakonshme të zezë, ndërsa udhëhoqi yjet që mbërritën në rivierën franceze për hapjen zyrtare.
Pavarësisht rregullave të reja të organizatorëve, që ndalojnë veshjet tepër provokuese këtë vit, Bella nuk i kurseu format e saj. Ajo zgjodhi një korsé të bardhë të hapur dhe xhinse të ngushta që theksonin belin, ndërsa kompletoi pamjen me taka nude dhe syze dielli të rrumbullakëta.
Modelja është shprehur më parë se e ndryshon ngjyrën e flokëve për t’u dalluar nga motra e saj Gigi Hadid, e cila është gjithashtu bionde. “Unë kam një personalitet më të errët. Por të jesh bionde është si të jesh engjëll. Gigi ia del gjithmonë,” ka thënë ajo.