fbpx

Bella Hadid dhe Hailey Bieber bëjnë “xing” me veshjen që kushton 18 mijë euro

nga Revista Kosovarja

Padiskutim “Met Gala 2021” dhe “MTV VMAs” kanë qenë evenimentet më të rëndësishme të javës përsa i përket yjeve të skenës botërore.

Një ndër çiftet që rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve ishin Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey Bieber.

Ylli i Popit, Justin Bieber rrëmbeu çmimin e ‘Artisti i Vitit’ në mbrëmjen e çmimeve të MTV VMAs, por ne dhe ndjekësve fanatikë na ngelën sytë tek xhinset e Hailey-t, Bottega Venetta, me qindra pendë mikro të gjelbërta.

Ajo ka shtuar dhe çantën Jodie të po të njëjtës shtëpi mode.

Xhinset që tërhoqën kaq shumë vëmendje kushtojne €18.000 në çmimin zyrtar.

Por si duket këto xhinse të markës luksoze po u fiksohen edhe yjeve të tjerë dhe pas pak ditësh po ia shohim edhe shoqes së Bieber, Bella Hadid. Kjo e fundit gjithashtu ka bërë këtë veshje për “PopMagazine” stiluar nga Emilie Kareh.

Epo vajzat shkëlqejnë në këtë xing, por një pyetje kemi: Jo do guxonit të bënit këtë “çmenduri”, pra të blinit xhinset Bottega Venetta, €18,000?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]