Figura e femrës duket perfekt në kreacionet e saj, që janë të rralla, fine dhe mbreslënëse.
Belona Malushi është dizenjatorja e modës nga Gjakova, me fustanet e së cilës bëjnë paradë vajzat e gratë gjithëandej Kosovës.
Artistja që po krijon intenzivisht fustane dhe rroba për gjininë e bukur, tregon se pasionin dhe dashurinë për dizajn të modës e zbuloj rastësisht në kohën kur po përgagatitej per në fakultetin e mjeksisë. Nisi të punonte në rrobaqepësi dhe dalë nga dalë të krijonte fustane që do të habisnin klientet.
Belona, është detaiste e jashtëzakonshme dhe në anën teknike bënë punë të pa parë, duke mos lënë pas dore asgjë, deri në perfeksion.
Aktualisht në atelienë e saj po punohet në kreacione të porositura, por artistja e dizajnit të modës pohon se shumë shpejtë do të vijë edhe me koleksionin e saj të parë.
Belona, që ka botë unike, tregon se muza e saj është Alison Limë, ndërkohë që do të donte të vishte yje si Rita Ora, Dua Lipa, e pse jo edhe Beyonce.
Dizenjatorja nga Gjakova që në këtë kohë është në valën e punës sa i përket fustanene të maturanteve dhe atyre të porositura për dasma e ahengje, tregon se shumë shpejtë vjen me surpriza dhe të pa pritura.