fbpx

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez drejt fejesës? Këto foto i bënë fansat të dyshojnë

nga Revista Kosovarja

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë ndoshta çifti më i komentuar i momentit në gjithë botën. Çdo ditë ata bëhen kryefjalë e mediave dhe së fundmi po përfliten se mund të fejohen së shpejti. Shkaku? Aktori është fotografuar nga paparacët në një argjendari.

Për më tepër ai ishte i shoqëruar nga nëna e tij Sam dhe i biri Samuel. Kjo i bëri të gjithë të mendojnë se unaza është për Jennifer Lopez dhe me shumë mundësi, një fejesë është rrugës.

Megjithatë, nuk mund të përjashtohet mundësia e ndonjë dhurate. Kujtojmë se kur Affleck i propozoi J.Lo-s për herë të parë në nëntor të vitit 2002 ai i bleu një unazë me diamant rozë 6.1 karat nga Harry Winston që thuhet se kushtoi 2.5 milionë dollarë. Çfarë zgjedhje të ketë bërë këtë herë?

Lopez dhe Affleck u rikthyen bashkë në prill të këtij viti, vetëm një muaj pasi ajo i dha fund lidhjes 4-vjeçare me Alex Rodriguez. Ata filluan lidhjen në korrik 2002 ndërsa xhironin “Gigli”. Aktori i propozoi në nëntor të atij viti. Vetëm disa ditë para betimeve të tyre në shtator 2003, çifti, i konsideruar “Bennifer” nga fansat, lajmëroi fansat për dasmën e tyre. Muaj më vonë, në janar 2004, ata konfirmuan se ishin ndarë zyrtarisht për tu ribashkuar pas 17 vitesh.

Këngëtarja është shprehur se nuk ka qenë kurrë më e lumtur në jetën e saj andaj të gjithë presin hapa edhe më të rëndësishëm në lidhjen e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]