fbpx

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shfaqen kaq të dashuruar

nga Revista Kosovarja

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë nën një përqafim kaq të ngrohtë me njëri tjetrin.

Çifti dukeshin të lumtur pasi mbërritën në aeroportin Hamptons në New York.

J.Lo shfaqi pamjen natyrale, flokët i mbante të çrregullta në një topuz, teksa  Ben nga ana tjetër mbante një xhaketë të zezë, pantallona gri si dhe një çantë shpine.

Çifti dukej se po bënin një udhëtim familjar, pasi u panë gjithashtu edhe me djalin e Benit, Samuelin.

Dyshja kanë rindezur romancën e tyre pas afro 20 vitesh, kur u fejuan për herë të parë.

Fituesi i “Oscar” ka tre fëmijë nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Jennifer Garner.

Jennifer po ashtu është nënë e dy fëmijëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]