fbpx

Ben Affleck i kthehet keq paparacëve: Nuk shoh, është e rrezikshme kjo që po bëni…

nga Revista Kosovarja

SHBA- Aktori i njohur Ben Affleck njihet tashmë për urrejtjen e tij ndaj paparacëve si dhe cënimin e privatësisë së tij. Ben në një video të fundit shfaqet i acaruar me paparacët që e ndjekin në çdo lëvizje.

Këta të fundit sapo panë makinën luksoze të Ben teksa i afrohej shtëpisë, u dyndën duke fotografuar me blicët e aparatëve të tyre verbues. Ishte kjo arsyeja që shtyu aktorin të ndalojë makinën në vend dhe të dilte prej saj i agravuar.

“Dëgjo, do shkaktosh një aksident. Mos i ndizni blicat kur jam duke i dhënë makinës në rrugë. Është e rrezikshme.” ka bërtitur aktori dhe në momentin kur është kthyer në makinë, paparacët kanë vazhduar ta fotografojnë duke i shkaktuar sërish acarim.

“Nuk mund të shoh. Do të lëndosh dikë duke e bërë këtë, është vajza ime këtu, nëse i ndez dritat drejt saj, e vë në rrezik. A e kupton këtë?” tha Affleck.

Pas fjalëve të Ben, paparacët u ndërgjegjësuan dhe ranë dakord me të.

 

 

@star.watch007

Ben Affleck’s Paparazzi Clash: Chaos Erupts Outside His and Jennifer Lopez’s Home #benaffleck #paparazzi #paparazzichallenge #gossips #jlo #jenniferlopez #jenifromtheblock #benaffleckbatman #chaos #clash #home #creatorsearchinsights

♬ original sound – LANA: Star Watch🔥

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]