fbpx

Beni Baksi vjen me “Dy fjalë”

nga Revista Kosovarja

Të rrallë janë ata që nuk e njohin Beni Baksin, këngëtarin e kontautorin e njohur dhe me karrierë të gjatë në skenën muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Beni ka numër rekord këngësh, videoklipesh, albumesh muzikore e hitesh, të cilat dëgjohen gjithandej ku ka shqiptarë.

Beni Baksi njihet edhe si këngëtar i shkëlqyeshëm i baladave. Me vokalin e tij të veçantë fiton shumë artdashës, të cilët i bën edhe të emocionohen.

Thënë shkurt: Beni di të godasë zemrat e adhuruesve të muzikës shqipe…

Dhe, me sa shihet nga pëlqimet e para, Beni edhe me projektin e tij më të ri muzikor ka goditur në cak…

E, si të mos godasë kur me ndjenja këndon “Dy fjalët” që godasin zemrën e thyer?!

Andaj, kjo këngë e tij, më e reja, me titull “Dy fjalë”, pritet të jetë hiti i tij i ri, por, njëherësh, edhe hiti i sezonit të tashëm.

Por, që t’i mësoni se cilat janë ato dy fjalë, dëgjoni këngën dhe shikojeni klipin! /Kosovarja/

https://www.youtube.com/watch?v=1QqNbprBGps

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]