Ndarja e Beniada Nishanit nga Blerti Hajdari u diskutua mjaft shumë javët e fundit por nuk u konfirmua nga asnjëra palë.
Se lajmi është i vërtetë e ka thënë shoqja e Beniadës, Jori Delli.
Modelja e ka konfirmuar se Beniada tashmë është beqare.
Edi Manushi: Jam kurioz, Beniada është ndarë vërtet se ti i di këto?!
Jori Delli: Është ndarë.
Edi Manushi: Është ndarë përfundimisht, e sigurt?
Jori Delli: Po. Beniada është ‘single’, një duartrokitje!
Edi Manushi: Nuk është fundi i botës, jo por thjesht ta dinim.
Jori Delli: Është fillimi i një diçkaje tjetër.
Edi Manushi: Çfarë ndodhi, nuk i eci një italian me një shqiptar?
Jori Delli: Jo nuk është ajo, por nuk mund të flas.