fbpx

Beniada: Disa personazhe në “Big” mbanin era këmbë!

nga Revista Kosovarja

Ish-konkurrentja e “BBV1” dhe moderatorja e njohur e “E diell n’Trip” Beniada Nishani, gjatë një bashkëbisedimi me moderatoren tjetër të “E Diell n’Trip”, Argjirën, ka bërë një deklaratë të fortë.

Kjo deklaratë lidhet me qëndrimin e saj në shtëpinë e “BBV1” rreth 3 vite më parë.

Teksa bisedonte me Argjirën ajo është shprehur se disa personazheve të këtij formati “i mbanin këmbët erë”. Edhe pse Argjira nguroi që Beniada të rrëfente emrat ose vetëm një gërmë të emrit të tyre, moderatorja nuk pranoi.

Pjesë nga biseda

Beniada: Erën e këmbëve e kam tmerr. Sepse kur kam qenë në “Big Brother”, disa personazhe mbanin erë.

Argjira: Do na thuash emrat

Beniada: Jo Jo s’ka shance.

Argjira: Hë tani, shkronjën e parë…

Beniada: Disa personazhë linin këpucët tek dhoma dhe ato këpucët e shkreta merrnin erë. Dhe unë i thoja “të lutem hiqi këpucët”.

Argjira: Kujt i thoje?

Beniada: O zemra, po vetëm ai është me shkronjën e parë të njëjtë, ka qenë një gocë që i ka patur këmbët tmerr!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]