fbpx

Beniada konfirmon lidhjen e dashurisë: “Ma fitoi zemrën me ëmbëlsi”

nga Revista Kosovarja

Beniada Nishani ka nisur një lidhje dashurie me Blerti Hajdari, që publiku e njeh më shumë si vëllau i Arbër Hajdarit.

Lidhja u konfirmua nga postime të ndryshme ndonse çifti nuk ka folur asnjëherë publikisht për këtë.

Sot në “E diell”, Beniada është pyetur sesi ia fitoi zemrën partneri dhe ajo ka treguar: “Me qetësi, ëmbëlsi”.

“Kur njeriu është vetvetja, e arrin atë që do. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë te njerëzit”, u shpreh Beniada.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]