fbpx

Beniada lë shtëpinë e Big Brother VIP, e dërgojnë në studiot e emisionit tjetër të Top Channel

nga Revista Kosovarja

Beniada ka qenë banorja e cila sonte ka pranuar një surprizë të mundësuar nga produksioni.

Modelja shqiptare e cila ka vite që jeton në Itali është dashur të largohet nga shtëpia më e famshme e momentit.

E pritur nga një person i stafit, Beniadës i janë mbyllur sytë me një shami të kuqe, në mënyrë që mos të shihte asgjë.

Modelja shqiptare është dërguar në ambientet e emisionit Procesi Sportiv, drejtuar nga Manushi dhe Alesia Bami.

Manushi është shprehur se kur të dalë Beniada nga Big Brother VIP, i ka dyert e hapura në emisionin Procesi Sportiv.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]