fbpx

Beniada në një lidhje dashurie me vëllain e Arbër Hajdarit, çifti për herë të parë në një dalje publike së bashku

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur Benida Nishani, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë eksperiencës së saj në Big Brither Vip, po jeton një histori dashurie me vëllain e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari.

Modelja dhe futbollisti duket se janë njohur bashkë në programin ku ajo u bë pjesë pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Procesi sportiv”.
Ditën e sotme ‘Panorama Plus’ ka publikuar edhe një foto të çiftit ku ata shfaqen për herë të parë në një dalje publike bashkë më premierën e filmit ‘Sofia’ me regjisor Eduart Grishaj, duke konfirmuar edhe lidhjen e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]