Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, vazhdon të jetë një personazh i pëlqyer nga publiku e po ashtu edhe shumë e komentuar.
Modelja, me mijëra ndjekës në Instagram, së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.
“Ishe më e lumtur para apo pas Big Brotherit”, ka qenë njëra nga pyetjet së cilës iu përgjigj biondja.
“Mendoj që lumturia është diçka që kemi brenda vetes tonë. Sigurisht, puna shumë faktorë ndikojnë. Kam qenë e lumtur edhe përpara dhe jam e lumtur edhe tani”, u shpreh Beni.
Finalistja e BB VIP tani është e angazhuar në një emision sportiv, të cilin e fitoi gjatë qëndrimit brenda shtëpisë.
Në Itali, ajo ka bashkëpunuar me disa marka të njohura e gjithashtu ka qenë edhe në disa projekte filmike.