fbpx

Beniada Nishani zbulon se do të kthehet me një projekt të ri televiziv

nga Revista Kosovarja

Beniada Nishani ka ndarë një lajm emocionues me ndjekësit e saj në Instagram, duke zbuluar se po përgatitet për një aventurë të re në televizion.

Në një postim të fundit, ajo tregoi se një nga synimet e saj për vitin 2025 ishte të realizonte një program të ri dhe tashmë ky projekt është gati për të nisur.

“Diçka shumë e bukur po vjen! Jam e lumtur dhe mirënjohëse për këtë fillim të ri. Një nga objektivat e mia për këtë vit ishte të prezantoja një program timin. Së shpejti pasditja do të marrë një tjetër shije. Shihemi së shpejti,” shkroi Beniada në postimin e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]