fbpx

Beniada vendoset në një shtëpi të re në Tiranë

nga Revista Kosovarja

Finalistja e “Big Brother VIP Albania 1”, Beniada Nishani, para se të bëhej pjesë e ‘reality show-t’ jetonte në Itali, por vazhdimisht ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në atdhe.

Një shtysë drejt këtij vendimi ka qenë dhe projekti në emisionin “Procesi Sportiv”, që bukuroshes i erdhi si dhuratë kur ishte brenda shtëpisë së “BBV”.

Modelja është zhvendosur në Tiranë, ku po kalon pjesën më të madhe të kohës, për shkak të angazhimeve në Shqipëri.

Këtë e zbuloi përmes një InstaStory në Instagram, ku e ka postuar një pjesë të sallonit ku duket një ambient mjaft i këndshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]