Beniada Nishani, është finalistja e parë nga katërshja që u largua mbrëmë (e premte) nga “Big Brother VIP Albania”.
Modelja shqiptare fitoi simpatinë nga publiku shqiptar dhe kosovar me sinqeritetin dhe natyrën e saj pa komplekse, shkruan “Kosovarja”.
Pas finales madhështore të mbrëmshme modelja postoi për herë të parë pas shumë javësh larg rrjeteve sociale.
Ajo bëri një falënderim për të gjithë mbështetësit e saj përmes InstaStory duke zbuluar se ndodhet në Durrës tek halla e saj.
Ndryshe Beniada mbrëmë ka zbuluar se do të kthehet në Shqipëri, ku tani e tutje do ta shohim si prezantuese në “Procesi Sportiv”.