Sonte, shtëpia e Big Brother VIP Kosova pritet të marrë pamje krejt tjetër, duke u shndërruar në një ambient festiv për shkak të një dasme të improvizuar mes çiftit Klodi dhe Elijona. Ky moment i veçantë ka zgjuar menjëherë kureshtjen e publikut dhe ka nxitur reagime të shumta.
Megjithatë, jo të gjithë banorët duket se po e përjetojnë këtë ngjarje me të njëjtin entuziazëm. Vëmendja është përqendruar sidomos tek Benita, e cila dihet se ka shprehur pëlqim për Klodin. Reagimi i saj ka qenë i drejtpërdrejtë, shkruan “Kosovarja”.
Teksa po përgatitej për ceremoninë simbolike, Benita ka deklaruar se për të kjo mbrëmje nuk është aspak festive, por përkundrazi, e ka cilësuar si “ditë zie”.
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet kjo dasmë e improvizuar dhe nëse reagimi i Benitës do të ndikojë në dinamikat mes banorëve, duke i dhënë edhe më shumë dramë një nate që tashmë pritet të jetë plot emocione./Kosovarja
