Sonte, shtëpia e Big Brother VIP Kosova do të vishet me atmosferë festive, pasi pritet të mbahet një dasmë e improvizuar mes çiftit Klodi dhe Elijona, një moment që ka ngjallur kureshtje dhe interes të madh tek publiku.
Përgatitjet kanë nisur që herët, ndërsa Klodi po kalon një transformim për këtë event. Ai po përgatitet nga një ekip profesionistësh, të cilët po kujdesen për çdo detaj të paraqitjes së tij, me synimin që të shkëlqejë sonte si dhëndër, shkruan “Kosovarja”.
Nga ana tjetër, edhe Elijona pritet të surprizojë, ndërsa produksioni ka mbajtur të fshehta shumë detaje, duke rritur pritshmëritë për një mbrëmje plot emocione, batuta dhe momente argëtuese.
