Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Beogradi shpifi për vrasjen e katolikëve nga UÇK-ja!

nga Revista Kosovarja

Tendenca serbe për nxitje të urrejtjes ndërfetare në Kosovë nuk është e re. Ajo është përdorur edhe nga UDB-a e Serbisë para shumë dekadash. Por, shqiptarët nuk janë përçarë asnjëherë në aspektin kombëtar, shkruan “Kosovarja”.

Pas akuzës së Gjykatës Speciale në Hagë se UÇK-ja ka bërë “vrasjen e katolikëve”, kanë reaguar shqiptarët e besimit katolikë, të cilët kanë pohuar bindshëm se kanë qenë edhe vetë në UÇK-së dhe se s’kanë pasur kërcënime për vrasje nga askush.

Kështu, personalitete të shquara nga besimi katolik, kanë hedhur poshtë akuzat e Gjykatës Speciale, duke i quajtur ato shpifje të Beogradit.

Sidoqoftë, shqiptarët janë populli më tolerant në botë në aspektin fetar. Gjatë historisë shqiptarët kurrë nuk janë ndarë sipas besimit fetar.

Moneytizer Paragrafi 4

Edhe në luftë, edhe në paqe, shqiptarët kanë qenë një komb dhe kanë pasur të njëjtët armiq dhe të njëjtët miq.

Serbia nuk i ka falë shqiptarët katolikë, por i ka masakruar njëjtë si edhe shqiptarët myslimanë.

Andaj, Gjykata Speciale në Hagë ka rënë viktimë e Beogradit, kur e ka dhënë në aktakuzë një shpifje të tillë, e që jep qartë të kuptohet se pas atyre akuzave qëndron pikërisht Serbia.

Se ka dëshmi se shqiptarët janë masakruar njëjtë dhe pa dallim nga Serbia gjatë luftës më 1998-1999, më së miri tregon rasti i masakrës në fshatin Meje të Gjakovës, ku edhe ndodhet varreza e vetme në botë me myslimanë e katolikë bashkë.

Dhe, që nga atëherë, e edhe tash, ceremonitë fetare në varrezën e Mejes bëhen si nga shqiptarët e besimit myslimanë, po ashtu, edhe nga ata katolikë.

Prandaj, Kosova është ndër vendet e rralla në botë ku krerët fetarë, si të besimit islam ashtu edhe ata katolik, i vizitojnë bashkërisht selitë e shenjta, për festat e krishtlindjeve dhe Bajramin.

Kosova është rast unik në botë, ku edhe sot, po në të njëjtën shtëpi, jeton një familje me dy fe: myslimane e katolike.

Konkretisht, në fshatin Brus të Lipjanit janë dy vëllezër, ku njëri është i besimit mysliman e tjetri i besimit katolik.

Raste të tilla kemi edhe në komunën e Deçanit dhe në atë të Gjakovës. E, kjo të jep të kuptosh se toleranca fetare te shqiptarët është shumë e madhe.

Prandaj, kjo veç sa ia rritë namin Kosovës dhe assesi nuk e degradon. Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]