Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ministri i LDK-së del pozitiv me Covid 19

nga Revista Kosovarja

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, i cili vije nga radhët e LDK-së, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mbi artikull

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në Facebook, teksa ka thënë se në përgjithësi ndjehet mirë me shëndet.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Moneytizer Paragrafi 4

Dje mora rezultatin nga testi për virusin Covid-19, dhe kam rezultuar pozitiv! Ndjehem mirë në përgjithësi dhe do mundohem t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.

Falënderoj familjen për kujdesin, si dhe të gjithë miqtë dhe dashamirët për interesimin.

Por, falënderimet më të mëdha më duhet t’ia drejtoj punonjësve shëndetësorë të cilët po japin maksimumin, duke mos kursyer as shëndetin e tyre, që t’i gjenden pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Puna e tyre e zellshme po na bën më të fortë në ballafaqimin tonë me armikun ndoshta më të rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore.

Prandaj, ruajeni shëndetin tuaj, atë të afërmve dhe të gjithë të tjerëve që ju rrethojnë.

Ta japim edhe ne të tjerët ndihmën dhe kontributin tonë sado të vogël, që ta ndihmojmë punonjësin shëndetësor ta luftojë virusin Covid-19!.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]