fbpx

Bëri seks me disa gra pa ju treguar se kishte HIV dhe i infektoi

nga Revista Kosovarja

Një burrë nga Florida Gentry Burns u shpall fajtor se nuk i ka njoftuar disa gra se ishte i infektuar me HIV pozitiv para marrëdhënieve seksuale me to, që është ilegale në shtetin e Florida në SHBA. Dy prej grave janë infektuar pas kontaktit me të dënuarin.

Burns para gjykatës nuk u deklarua për fajësinë në një pikë të aktakuzës për marrëdhënie seksuale të painformuar për infektim me HIV dhe u dënua me dy vite burgim.

Ish e dashura e tij i kishte thënë policisë se frikësohej se e infektoi atë dhe se ka infektuar atë dhe të tjerë.

Tre gra të tjera që ai kishte marrëdhënie seksuale me të janë identifikuar, dy prej tyre ishin infektuar me HIV.

Hetuesit e rastit kishin konfirmuar përmes regjistrave shëndetësor se Burns ishte diagnostikuar me HIV pozitiv në vitin 2014’të.

Sipas ligjit të shtetit të Florida është e kundërligjshme për një person të kryej marrëdhënie seksuale me një person tjetër nëse vuajnë sëmundje seksuale ngjitëse pa i informuar paraprakisht. Ligje të ngjashme aplikohen edhe në 21 shtete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përafërsisht rreth 1.2 milion njerëz në SHBA kanë HIV, me rreth 13 % prej tyre përllogaritet se nuk janë të vetëdijshëm për këtë fakt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]