fbpx

Berisha e quan Vedatin humorist “mediokër”: Ke bërë propagandë kundër UÇK-së

nga Revista Kosovarja

Xhuli dhe Vedati kanë debatuar ashpër mbrëmjen e kaluar gjatë darkës së të nomimuarve.

Shprehja nga Vedati, duke e quajtur Xhulin “Komandante e Dubait”, ka ashpërsuar situatën mbrëmë, shkruan “Kosovarja”.

Lidhur me këtë pseudonim që Vedati i ka thënë Xhulit një reagim e ka bërë edhe analistja politike, Kimete Berisha.

Përmes një statusi në Facebook, ndër tjera ajo e quan Vedatin “mashkull i Dubait”.

Lexo statusin e plotë të Berishës:

“Mashkull i Dubait je vet! Çka është kjo punë kështu? Qysh i thuhet femrës ‘komandante e Dubait’! Dil jashtë! Çka u mor vesh kështu, femrat shqiptare mbijetojnë e përbirojnë veç si viktima. Në momentin që femra i del zot vetes – i gjuhën me ofendime, e godiasin në moral. Kush je ti, humorist mediokër! Një të dytën: vajzat e mia, vajzat e mia! E ne? Kush jemi ne? A jemi ne vajzat e dikujt! Çfarë televizioni është ky që e lejon Vedat Bajramin ta quaj ‘ku.vë’ një grua?! P.S. E kam ditur që je mashkull i keq – në çastin kur ke bërë propagandë serbe kundër UÇK-së.”

/Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]