fbpx

Berisha: Shoferi që përplasi prindërit dhe foshnjen u lirua se pagoi 200 mijë euro shefit të Ramës

nga Revista Kosovarja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me aksidentin në rrugën e Kavajës ku një 39-vjeçr mori para prindërit dhe foshnjen e tyre 3 muajshe.

Berisha shkruan në Facebook, duke u bazuar në një mesazh, sipas tij të një oficeri, që Ajes Sulejmani është miku i drejtorit në polici të emëruar nga Edi Rama.

Berisha shton se Sulejmani është liruar kundrejt 200 mijë eurove edhe 3 javë më parë ka pasur kërkesë të Interpolit për ekstradim.

Aksidenti në rrugën e Kavajës vë në lëvizje policinë, sot në Fier vihen plot 400 gjoba

Ajes Sulejmani rezulton pozitiv në testin e drogës, ja momenti arrestimit të 39-vjeçarit nga policia

Postimi i Berishës:

Superskandal! Oltion Bistri, narkokomisari i larte e Edvinit kishte liruar tre jave me pare trafikantin Ajes Sulejmani! Ky i fundit ishte i shume kerkuar prej vitesh ne Britanine e Madhe!

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje Dr trafikanti qe perpelasi nje çift dhe foshnjen e tyre tre muajsh me makine sot ne Tirane ishte miku dhe pagatori i Oltion Bistrit. Ky i fundit eshte emruar direkt nga Edi Rama si Drejtori i Forces Operacionale ne Drejtorine e Pergjitheshme te Policise dhe ka liruar thuhet kundrejt 200 mij eurove te shume kerkuarin nga Britania e Madhe Ajes Sulejmanin te arrestuar 3 jave me pare me kerkes te Interpolit per ekstradim.

Policia e ka ndaluar kriminelin disa here por ai eshte liruar me urdher te Bistrit! Perveç kesaj sot po me nderhyrje te Bistrit njoftimet e policise per Sulejmanin kane ndryshuar disa here me qellim qe te fshihej autori i vertet i aksidentit te rende. Gjithashtu ju informoj se Oltion Bistri eshte person me ngarkesa te medha kriminale, i perfshire ne kultivim te lendeve narkotike ne vitet 2016 e 17 si ish shefe i komesarjatit ne Pogradec, si gjobevenes ne drejtimin e Komisarjatit Nr 2 si ish krahu i ish dr Policis Ardi Veliu, i kontestuar shume per kete emrim edhe nga te huajt.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]