fbpx

Bërnabiq thotë se Kosova nga 1 shtatori e fillon periudhën e paqëndrueshme – akuzon Kurtin

nga Revista Kosovarja

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq, ka thënë se nga 1 shtatori “Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”, kjo sipas saj për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gishtin e drejton kah kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Kurti nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis”, ka thënë kryeministrja serbe për Radio Televizonin e Serbisë, të dielën.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për dokumente më 27 gusht. Por ende s’ka marrëveshje për targa.

E shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të dielën është shprehur optimist që do të arrihet një marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]