Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bes Kallaku fejohet? Artisti shfaqet me unazë në gisht

nga Revista Kosovarja

Një postim i fundit i Bes Kallakut ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka rikthyer menjëherë aludimet për jetën e tij sentimentale.

Mbi artikull

Në foton e publikuar, aktori shfaqet me një unazë në gisht, ndërsa krahas imazhit ka shkruar: “Faleminderit Zot”, shkruan Indeksonline.

Detaji i unazës nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ka bërë që ndjekësit të pyesin nëse Besi ka marrë një tjetër hap të rëndësishëm në jetën private.

Kallaku ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit për jetën e tij personale. Pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, ai ka lënë të kuptohet se ka nisur një kapitull të ri sentimental.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka një konfirmim publik se unaza është simbol fejese. Për këtë arsye, mbetet ende një aludim, por postimi i tij ka mjaftuar për të ndezur kuriozitetin: mos vallë Bes Kallaku po përgatitet të shkojë drejt altarit?

Fansat tashmë presin një reagim nga vetë aktori për të zbuluar nëse pas fjalëve “Faleminderit Zot” fshihet vërtet një lajm i madh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)