fbpx

Besa Kokëdhima nuk njihet me ndryshimin e ri

nga Revista Kosovarja

Besa Kokëdhima njihet si një nga gocat e showbiz-it shqiptar që i pëlqen të eksperimentojë me look-un e saj. Në imazhet e publikuara së fundmi, këngëtarja duket se nuk njihet fare me flokët e shkurtra ngjyrë rozë.

Artistja nuk ka dhënë ndonjë detaj nëse ky look është nga ndonjë projekt i ri apo thjesht një set i realizuar për fansat e saj.

Besa ka vite që jeton midis Shqipërisë dhe Francës, e duket se do vazhdojë ende të bëjë të njëjtën gjë.

“Mua dashuria gjithmonë më kthen në Shqipëri Se kam familjen. E kam të pamundur të rri larg Shqipërisë. Pavarësisht se kam një shtëpi me qira në Paris, po kaloj gjysmën e vitit në Shqipëri, duke bërë shpesh vajtje-ardhje. Realisht njerëzit e zemrës i kam në Shqipëri, më merr shumë malli për ata sepse i dua shumë. E dua shumë vendin tim me të gjitha problemet që ka”, është shprehur Besa në një intervistë të para disa kohëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]