fbpx

Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurosong me këngën “Zemrën n’dorë”

nga Revista Kosovarja

Janë ndarë çmimet për edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSH

Çmimi i parë që është ndarë ka qenë çmimi për “Debutantin më të mirë”, të cilin e ka fituar grupi Piter Pan.

Pas këtij çmimi është ndarë “Çmimi i Kritikës” të cilin e ka fituar Martina Serreqi me këngën “Me ty”.

Në fund është ndarë “çmimi i jurisë popullore” por para saj i është ndarë çmimi i tretë të cilin e ka fituar Shpat Deda.

Pas kësaj është ndarë edhe “çmimi i dytë” e që e ka fituar Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”.

Çmimi i parë që është dhënë nga juria, apo “Nota muzikore e artë” është fituar nga Mal Retkoceri.

Kurse kënga që ka shkuar në Eurosong, të cilën e zgjodhën publiku shqiptarë, ishte kënga e “Zemrën n’dorë” që këndohet nga Besa Kokëdhima.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]