fbpx

Besian Mustafa veçohet nga të tjerët që synojnë postin e Kryetarit

nga Revista Kosovarja

LDK-ja së shpejti do ta definojë rrugën e vet të ardhme si parti që gradualisht po bie, sepse për 20 vjet nuk reflektoi identitet të qartë politik, shkruan “Kosovarja”.

Tollovia në LDK-së është pasojë e 20 vjetëve që shkuan, duke vrapuar pas PDK-së, AAK-së dhe “Vetëvendosjes”, thjesht për pushtet!

LDK-ja të dielën do e zgjedhë kryetarin e ri të partisë. Rëndësia e kësaj zgjedhjeje me votim të fshehtë, do e bëjë partinë të ketë vizion si parti me program të vetin ose ta qojë në dështim të plotë.

Kandidatura e Lutfi Hazirit, Anton Qunit, Lumir Abdixhikut dhe e të tjerëve, e që ende mund të kandidojnë, janë kandidatura që duan një LDK si ballkon i “Vetëvendosjes”!

Por, edhe kandidatura e Avdullah Hotit është një lloj kandidature e Isa Mustafës, e që, gjithashtu, e qon LDK-në kah mos-kalimi i pragut zgjedhor.

Dhe, të gjithë këta, pos Besian Mustafës, do të luftojnë të marrin pushtet me “Vetëvendosjen” në krahë të Vjosa Osmanit. Qoftë duke e bërë presidente të Kosovës, qoftë duke synuar ta kthejnë “në shtëpi – LDK” zonjën Osmani.

Përndryshe, LDK-ja do të shuhet si parti nëse do të zgjidhet për kryetar cilido kandidat që synon ta mbajë LDK-në si satelit të partive të tjera.

Çka e dallon Besian Mustafën nga kandidatët tjerë?
Besian Mustafa, djali i Xhemail Mustafës, veprimtarit të dalluar të LDK-së, njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Rugovës, është më adekuati për kryetar të LDK-së.

Është folur e përfolur se vrasja e Xhemail Mustafës është bërë me qëllim për ta dobësuar krahun Rugovist.

Andaj, Besian Mustafa vjen si kandidat për kryetar të LDK-së, me një copë zemre nga babai i tij, i cili, vërtet, kontribuoi në LDK.

Dhe, e duan apo nuk e duan Besian Mustafën si udhëheqës partie, e vërteta është se ai është shumë lart mbi kandidat e tjerë dhe me vizion të plotë rugovian.

Disa nga kandidatët që synojnë ta marrin timonin e kësaj partie, është folur e përfolur se do të shkojnë pas Vjosa Osmanit…

Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar post ministror, kuptohet shkaku i largimit të Vjosa Osmanit; Lutfi Haziri ka qenë një fasadë në LDK, e që gjithmonë është munduar t’i ruajë pozitat e veta.

Prandaj, nuk është e justifikueshme që ata, të cilët e kanë rrënuar këtë kala, të vijnë në krye të kësaj partie.

Sepse, sado që LDK-ja është e hapur për kandidatura për kryetar, në krye të partisë, siç shihet, po synohet të vendoset klani i Vjosa Osmanit.

Për fund, LDK-ja duhet të pozicionohet qartë të dielën dhe të zgjedhë në krye të saj kandidatin që nuk do të punojë në llogari të “Vetëvendosjes” dhe të partive të tjera, por ujin ta qojë në mulli të vet. Safet Krivaça /Kosovarja”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]