fbpx

Besian Mustafa: vëllai i Kusari-Lilës nuk ka asnjë borxh që të sqarohet për jetën e tij private

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pas raportimeve të shumta të mediave rreth martesës së vëllait të kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, me një person të gjinisë së njëjtë në Kanada.

Mustafa ka shkruar në Facebook se jeta e një qytetari që nuk bart post politik është çështje private e tij.

Sipas Mustafës, vëllai i Kusari-Lilës nuk ka asnjë borxh që të sqarohet për jetën e tij private.

“Jeta private e një qytetari që as nuk është i votuar nga qytetarët, as nuk është i emëruar politik, është çështje tërësisht private e tij/saj.

Kaq. Me kaq përfundon “tema” e vëllaut të Mimozës.

Ai është qytetar i thjeshtë me jetë jo-publike dhe nuk na ka asnjë borxh të na sqarohet për jetën e tij private”, shkroi Mustafa në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]