fbpx

Besjana Haxhiu dhe “Beauty House Besa” në Zvicër, shtëpia e bukurisë ku po shkojnë te gjitha

nga Revista Kosovarja

“Beauty House Besa” është “Shtëpia e bukurisë” në Zvicër, e shqiptares Besjana Haxhiu, profesioniste e dëshmuar në fushën e estetikës dhe të bukurës.

Besjana, jeton prej 13 vitesh në Zvicër, ndërkaq prej gati dy vitesh ka edhe sallonin e saj tashmë të njohur.

Besjana, nuk është ndalur së bëri më të mirën në profesionin dhe sallonin e saj ku ofron një mori shërbimesh për klientët e shumta.

“Beauty House Besa”, që gjendet në Zvicër, në Kantonin e Aragau në Oftringen, ofrohen shërbime si, Microblading,Browlifting.wimpern Extensions, etj. Lashes Extension mbetet më i kërkuari nga klientet.

“Beauty House Besa” është në shërbim të klientëve të gjitha moshave, duke ju kushtuar vëmendje dhe kujdes maksimal, në mënyrë që secila të ndihet komod, rehat dhe e lumtur gjatë marrjes së shërbimeve dhe pas daljes nga salloni.

Besa, na tregon se për tu aftësuar në këtë fushë, ka kryer një kurs në Prishtinë dhe shumë kurse e trajnime në Zvicër.

Për tu dukur e ndjerë më bukur se kurrë, ka një adresë – “Beauty House Besa” ne Zvicër.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]