Në Zvicër dhe Gjermani, tri gra shqiptare kanë zgjedhur të sfidojnë kufijtë tradicionalë të punës dhe të krijojnë një rrugë të re për veten dhe familjet e tyre. Ato janë bashkuar në një vizion të përbashkët për të ndihmuar gratë në diasporë të gjejnë pavarësi financiare dhe kohë më shumë për jetën personale, duke promovuar konceptin e punës dhjetë orë në javë.
Besmire Krasniqi, Sumeja Krasniqi dhe Ardiana Ukaj janë tri nëna shqiptare që i bashkon jo vetëm origjina dhe përvoja e jetës në diasporë, por edhe pasioni për të ndërtuar diçka për veten. Ato prej kohësh janë angazhuar në fushën e Network Marketing, duke promovuar produkte natyrale të kompanisë Forever Living, të njohura për përbërësit me bazë Aloe Vera.
Një koncept që i jep grave liri dhe mundësi
Përmes këtij koncepti të thjeshtë dhe fleksibil, ato punojnë vetëm disa orë në javë duke ndërtuar rrjete bashkëpunimi dhe duke shpërndarë produkte për shëndetin, bukurinë dhe mirëqenien. Produktet përfshijnë lëngje të pijshme, suplemente ushqimore dhe linja kozmetike, të gjitha me përbërje natyrale dhe të testuara për cilësi.
Ky biznes i ka ofruar secilës prej tyre mundësinë për të qenë më pranë familjes dhe për të mos e sakrifikuar pavarësinë financiare. Ato e kanë kthyer këtë angazhim në një mënyrë jetese, duke përçuar mesazhe motivuese edhe për gra të tjera shqiptare në diasporë.
Tri histori që motivojnë
Besmire Krasniqi, 35 vjeçe, me përvojë shumë vjeçare në gastronomi në Itali dhe Zvicër, vendosi në vitin 2023 të ndërtojë një jetë të re profesionale që i jep liri dhe të ardhura të pavarura. Ajo është bashkëshorte dhe nënë e lumtur e tre fëmijëve, ndërkohë nuk ndalet së qeni aktive edhe në punë dhe avancim profesional.
Sumeja Krasniqi, 20 vjeçe, e lindur në Zvicër dhe me familje në Mynih të Gjermanisë, nisi këtë rrugëtim në janar të këtij viti. Për të, ky biznes është mundësi për të punuar nga shtëpia dhe për të ndihmuar gra të tjera të ndërtojnë vetëbesimin dhe lirinë e tyre.
Ndërsa Ardiana Ukaj, 32 vjeçe, pas një karriere të gjatë si menaxhere në shitje me pakicë në Zvicër, vendosi që pas lindjes së binjakëve të fokusohet tek familja, pa e lënë pas dore pavarësinë financiare. Që nga tetori i vitit 2022 ajo është pjesë e këtij koncepti fleksibil.
Mesazh për gratë shqiptare në diasporë
Tri gratë kanë një mesazh të përbashkët për të gjitha gratë shqiptare që jetojnë jashtë vendit: “Mos hezitoni të guxoni, të ëndërroni dhe të kërkoni më shumë për veten tuaj. Mund të ndërtoni një jetë që përfaqëson dëshirat dhe vlerat tuaja, duke pasur më shumë kohë për familjen dhe më shumë kontroll mbi jetën tuaj profesionale.”
Përmes bashkëpunimit të tyre, Besmirja, Sumeja dhe Ardiana dëshmojnë se edhe në diasporë, gratë shqiptare mund të jenë shembull i suksesit, guximit dhe solidaritetit.