Pas videos së publikuar nga Albin Kurti, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i është përgjigjur Kryeministrit Kurti me të njëjtën mënyrë.
Me një video-selfie, Tahiri ka një porosi për Qeverinë dhe kryeministrin. Kërkesa e tij ishte prezantimi i rezultateve të Qeverisë, ku qytetarët kanë përfituar.
‘’E pash që kryeministri e kish postuar një video dhe na tregonte që në mbledhjen e 100-të është duke bërë analizën e gjetjeve. Porosia ime për Qeverinë dhe kryeministrin është që nuk ka vend për analizë të të gjeturave, por ka nevojë për prezantim të vendimeve, rezultateve prej të cilave kanë përfituar qytetarët dhe vendi ynë’’ , tha Tahiri
Videon deputeti e mbyll me një përshëndetje nga Strasburgu.
https://www.facebook.com/731671610/videos/1481369202331450/