fbpx

Bettel s’shkon te Kurti duarthatë, i dërgon disa biskota që prodhohen në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel, gjatë qëndrimit në Kosovë ka shijuar edhe prodhimet vendore duke ndarë dhe opinion sesa i shijshëm është ushqimi kosovar.

Ai sot ka shkuar për ta takuar Kurtin i ngarkuar me një qese me prodhime të tregut vendas.

Bettel nuk i ka shkuar Kurtit duarthatë, por me disa biskota vendore, produkt i kompanisë “Liri”.

Madje, ai ka ekspozuar para mediave biskotat kosovare, duke i ngritur lartë me duar strudlet që siç duket kanë lënë shije të mirë te ai.

Bettel është burrështetasi i parë që viziton Kosovën dhe kaq hapur reklamon prodhimet vendase të shtetit tonë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]