Sipas disa mediave britanike, Beyoncé dhe Jay-Z kanë parë së fundmi një shtëpi fshati në rajonin anglez të Cotswolds.
Çifti thuhet se udhëtoi me helikopter për të parë pronën, e cila posedon rreth 58 hektar, transmeton Indeksonline.
Sipas njerëzve pranë çiftit, të dy po mendojnë të kalojnë më shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar.
Nëse do ta blinin pronën, do të jetonin në të njëjtën zonë me familjen Beckham, Ellen DeGeneres dhe partneren e saj Portia de Rossi, si dhe personalitetin televiziv Simon Cowell.
Beyoncé kaloi kohë në Londër në fillim të këtij muaji si pjesë e turneut të saj botëror “Cowboy Carter”. Këngëtarja tani ka udhëtuar për në Paris për pjesën e fundit të turneut.