fbpx

Beyonce shfaqet pa të brendshme, më provokuese se kurrë

nga Revista Kosovarja

Albumi i saj i fundit, “Renaissance”, u certifikua platin në fund të vitit të kaluar.

Dhe Beyonce po ‘pikonte’ flori në fotografit e saj të fundit super joshëse që solli për fansat.

Këngëtarja, 41 vjeçe, e cila kohët e fundit organizoi një festë ekskluzive të “Oscars”, pozoi me një fustan të tejdukshëm “Dolce And Gabbana” që shfaqte dekoltenë e saj.

Imazhet u postuan në Instagramin e saj të enjten dhe veshja e saj është gjithashtu pothuajse identik me një fustan të ngjashëm argjendi që ajo kishte veshur në vitin 2007.

E mbështjellë rreth belit të saj ishte një rrip metalik në stil korse, ylli i muzikës përfundoi ‘look’-un e saj me një palë taka gjithashtu ngjyrë ari.

Ikona e muzikës e zbukuroi pamjen e saj me një palë syze dielli të ngushta drejtkëndëshe.

Për bizhuteri, ajo kishte një palë vathë ari vezullues dhe një unazë që tërhoqi vëmendjen për manikyrin e saj elegant dhe francez, flokët e saj të drejtë i vinin poshtë gjoksit.

Beyonce gjithashtu përfshiu bashkëshortin e saj Jay-Z në xhirim. Në njërën prej fotove, reperi përqafoi me dashuri gruan e tij përpara se të shihej duke bërë një pozë solo.

Pamjet më të fundit vijnë pasi Beyonce dhe bashkëshorti i saj organizuan festën e tyre pas “Oscars” në Chateau Marmont.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]