fbpx

Bianca Censori vazhdon me veshjet provokuese, teksa del në darkë me Kanye West

nga Revista Kosovarja

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori doli vetëm me një sytjena dhe geta të tejdukshme të mërkurën mbrëma.

Dyshja e përfolur u panë duke ngrënë darkë së bashku në Gigi’s në Los Angeles.

Për natën e tyre të takimit, Bianca ka veshur sytjena të zeza dhe geta dantelle ngjyrë bezhë.

Ajo nuk dukej se kishte veshur të brendshme pasi mbante çantën e saj mbi zonën e saj private gjatë shëtitjes së tyre në restorant.

Bianca u përball më parë me reagime të ashpra pasi doli pa të brendshme në Francë, ku ajo mund të përballej me burg ose një gjobë të madhe për ekspozim të pahijshëm.

Por më vonë u zbulua se bukuroshja brune përdori një truk të zakonshëm për të krijuar pamjen nudo-iluzion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]