fbpx

Bianca Junzell lanson projektin e ri “Honey Honey” për tregun ndërkombëtar

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bianca Junzell, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor me titull “Honey Honey”, një këngë e freskët dhe ritmike që synon suksesin në tregun ndërkombëtar.

Kënga është një krijim i vetë Biancës, e cila ka realizuar si tekstin ashtu edhe kompozimin, ndërsa për producimin është kujdesur producenti i njohur Peter Bergström. Projekti është publikuar nga YouTube By Virgin Music, një kompani që operon nën ombrellën e Universal Music, duke i dhënë kështu projektit një shpërndarje të gjerë globale dhe një platformë të fuqishme promovimi.

“Honey Honey” vjen si një përzierje mes ritmeve moderne pop dhe elementëve melodikë që karakterizojnë stilin unik të Biancës, duke dëshmuar edhe një herë talentin e saj si artiste e kompletuar dhe me vizion të qartë ndërkombëtar.



Bianca Junzell ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja, të cilat do të jenë të dedikuara jo vetëm për tregun ndërkombëtar, por edhe për atë shqiptar dhe suedez, duke e konfirmuar pozicionin e saj si një nga emrat më premtues të muzikës moderne europiane.

Honey Honey – song and lyrics by Bianca Junzell | Spotify

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]