fbpx

Biancen nuk e ndal asgjë, këngëtarja godet me hitin “Dashni në pandemi”

nga Revista Kosovarja

Për këngëtaren e njohur Bianca Junzell, ky vit që po ikën ishte plotë surpriza, pasi ajo u shërua nga kanceri, fëmijët e saj u shprëngulën njëri në Los Angelos për të ndjekur studimet universitafe dhe tjetri në qytetin e studentëce Uppsala Universitet. Dhe, djali i saj i vogël nisi parashkollorën. Bianca, thotë se të kesh tre fëmijë është si ti kesh tri dhurata në jetë.

Këngëtarja e veçantë në zë dhe dukje, tregon se po ndihet më e lumtur se kurrë, pasi ka përfituar një shansë të dytë për të jetuar, andaj po e shijon çdo moment e ditë si dhuratë nga Zoti, duke jetuar 100 përqind ashtu siç do ajo, duke mos e humbur asnjëherë vetën në obligime, shkruan “Kosovarja”.

Bianca, për revisten “Kosovarja” thotë se 2021-shi ishte viti i orientimit të jetës së saj të dytë dhe ndryshimeve në familje pas shprenguljes së fëmijëve në vende të tjera për studime. “Megjjthatë, jam e lumtur se djali im i vogël, burri dhe qeni im Prada janë me mua dhe më mbushin me dashuri, e nuk me lënë të mërzitem për shpërnguljen e dy fëmijëve të mi të rritur.

Përveç ne jetën private, zhvillime kishte edhe në sferën artistike të Biances, ku ajo sjelli “Rise again”, projektin që është punuar në Suedi nga Paul Rein – “Swedish house Mafia”, i cili është ndër producentët më të njohur atje, pasi ka punuar edhe me shumë artistë të njohur ndërkombtarisht si Christina Aguilera, Ariana Grande, The Weekend, etj. Këngët e Paul Rein kanë fituar edhe “Gramy”.

“Rise again” vjen me tekst nga Paul sëbashku me Marie Rein. Kjo këngë është tejet e pëlqyer në Suedi. Tutje, Bianca erdhi me një tjetër projekt, ketë herë në shqip, me këngën me titull “Dashuri në pandemi”, e cila mbanë vulën e producentit të njohur Granit Gashi. Teksti është shkruar nga vetë Bianca, ndërkaq muzika dhe orkestrimi nga “Massive Production”. Kjo këngë po pëlqehet shumë.

Për festat e fundvitit, këngëtarja ka prezantuar para publikut këngën me titull “Jam me fat”, me tekst nga vetë ajo dhe muzikë e orkestrim nga “Massive Production”.

Bianca, e njohur dhe e dashur nga publiku për vit të ri do të jetë në Los Angelos – Berverly Hills bashkë me familjen. /Kosovarja/

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]