fbpx

Biblioteka Kombëtare ndriçohet me ngjyrë ari në shenjë solidariteti me fëmijët e prekur nga kanceri

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë, organizata “Action for Health” realizoi një aktivitet domethënës në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin në Fëmijëri.

Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u ndriçuan me ngjyrë ari, duke shprehur solidaritet me fëmijët e prekur nga kanceri dhe familjet e tyre, si dhe për të nderuar kujtimin e atyre që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, transmeton klankosova.tv.

Kjo ngjarje është pjesë e një serie aktivitetesh të organizuara nga “Action for Health” gjatë muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin në Fëmijëri.

Qëllimi kryesor i saj, është rritja e vetëdijes publike për kancerin në fëmijëri dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

“Aktiviteti i sotëm synon të ngrejë dhe prekë ndërgjegjen e secilit prej nesh, sidomos të atyre që janë përgjegjës në sektorin e shëndetësisë. Ne kërkojmë angazhim më të madh, veçanërisht në fazat e hershme të luftimit të kësaj sëmundje tek fëmijët’’, tha Nezaqet Rukovci, udhëheqëse e organizatës “Action for Health”.

Ky aktivitet i sotëm ka bartur një mesazh inkurajimi, force dhe ftesë për qytetarët të bashkohen në mbështetje të fëmijëve të sëmurë dhe familjeve të tyre që po përballën me këtë sfidë shëndetësore.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]