fbpx

Biden telefonon Zelenskyn

nga Revista Kosovarja

Presidenti amerikan, Joe Biden zhvilloi sonte një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën.

Biden i rikonfirmoi Zelenskyt “mbështetjen e palëkundur të SHBA për popullin e Ukrainës” në luftën e saj me Rusinë, tha në një deklaratë për shtyp Shtëpia e Bardhë, raporton Reuters.

Në deklaratë thuhet se paketa e ndihmës përfshin raketa të mbrojtjes ajrore, pajisje kundër droneve, raketa anti-blinduar dhe municione.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]